Mançester Junajtid ka shfaqur interesim për blerjen e kartonit të Viktor Osimhen nga ekipi i Napolit. Raportohet se “djajtë e kuq” janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 110 milionë eurosh të klauzolës se sulmuesit. Bordi i ri i ekipit nga Mançesteri, i drejtuar nga grupi “INEOS” tenton “formatimin” e ekipit dhe blerjen e disa yjeve europianë, dhe pikë kryesore duket se kanë bomberin napolitan.
Megjithatë, interesim për Osimhen ka shprehur edhe PSG, që duket se do të jetë një kundërshtar i fortë për Junajtid në garën për blerjen e kartonit të lojtarit. Parisienët po tentojnë të gjejnë zëvendësuesin e Kilian Mbape që do të largohet nga francezët në fund të sezonit.
Sulmuesi nigerian ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për kampionet në fuqi të Italisë dhe gjithashtu ka arritur që të shërbejë edhe 4 asiste për shokët e tij të ekipit.