ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 15 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 15 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 15 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 15 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

BE-ja ende në kërkim të personit kyç për dialogun Kosovë-Serbi

albnews by albnews
16 December, 2019
in Kosova
0
BE-ja ende në kërkim të personit kyç për dialogun Kosovë-Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para dy javësh Josep Borrell, deri atëherë ministër i Jashtëm i Spanjës, ka nisur mandatin si përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që me automatizëm është edhe post i njërit prej zëvendëspresidentëve të Komisionit Evropian.

Paralajmërimi i tij se do ta vizitojë Prishtinën si destinacionin e tij të parë pasi të marrë postin nuk u realizua për shkak se, siç arsyetohet ai, në Kosovë ende nuk është formuar Qeveria e re dhe takimet atje nuk do të kishin shumë kuptim, shkruan sot Koha Ditore.

Por Borrell, sikur edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, janë në fazë të kompletimit të ekipeve të tyre dhe janë disa poste të cilat duhet të caktohen dhe disa të reja ndoshta të formohen.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

Tashmë është në vazhdim e sipër procedura e zgjedhjes së pasardhëses së Natalyia Apostoloves për shefe të Zyrës së BE-së në Kosovë, post që me automatizëm sjell edhe titullin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, që ka vetëm një numër i kufizuar i ambasadorëve të Bashkimit Evropian. Pos kësaj duhet të zgjidhet edhe drejtori menaxhues për Evropën Perëndimor dhe Ballkanin, post që për momentin e ka holandezja Angelina Eichhorst, e cila, sipas burimeve diplomatike, është e interesuar të qëndrojë në këtë pozitë.

Por, pasi puna e saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë identifikohet ngushtë më Federika Mogherinin, ish-përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, burimet diplomatike thonë se ka gjasa që “Borrell ta preferojë dikë tjetër për të pasur një start të ri, e jo një kontinuitet”. Dhe nuk është i vogël numri i diplomatëve në Bruksel që e konsiderojnë si të pasuksesshëm dialogun e deritashëm, edhe pse publikisht, sipas detyrës zyrtare, duhet ta quajnë atë “sukses”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result