Ushqimi i mjaftueshëm për 36,800 vakte është hedhur mbi Gaza nga forcat ajrore amerikane dhe jordaneze.
Sulmi kishte në shënjestër veriun e Gazës sepse ishte “një zonë me nevojë të madhe“, tha Komanda Qendrore e SHBA.
Jordania ishte ndër të parat që dërgoi ndihma ajrore, e ndjekur nga SHBA për herë të parë javën e kaluar.
“Ne vazhdojmë planifikimin për misionet e shpërndarjes së ndihmës”, tha Komanda QendroNdërsa grupet humanitare kanë mirëpritur çdo ndihmë në territor, ata kanë kritikuar parashutat duke thënë se janë mjet “joefikas”.
Amnesty tha për Sky News javën e kaluar se Izraeli duhet të hapë më shumë rrugë tokësore dhe detare për në Gaza për të përmbushur nevojat e palestinezëve.
Organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH kanë paralajmëruar për përkqeësim të situatës me urinë.