ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor 1 hour ago
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400 1 hour ago
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine 1 hour ago
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë 1 hour ago
Britani, rregulla të reja për azilkërkuesit! Starmer “kërcen” nga belaja 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Koçiu me mjekë dhe infermierë të rinj: Të punësuar sipas meritës, mbi 18 mijë punonjës përfitojnë rritje page në korrik të këtij viti

albnews by albnews
5 March, 2024
in Shendetesi
0
Koçiu me mjekë dhe infermierë të rinj: Të punësuar sipas meritës, mbi 18 mijë punonjës përfitojnë rritje page në korrik të këtij viti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të rinj të cilët janë punësuar në sistemin tonë publik shëndetësor gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se dy platformat, “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë dëshmi reale e punës së bërë gjithë këto vite nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të vendosur në qendër meritokracinë, transparencën dhe konkurrueshmërinë.
Sipas saj, janë pikërisht këto vlera të cilat do të vazhdojnë të pasurojnë strukturat tona shëndetësore me prurje të reja të cilat kanë një emërues të përbashkët, meritokracinë.

RelatedPosts

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Pse gjumi para mesnatës ndryshon gjithçka

Kina realizon transplantin e parë në botë të mushkërive të derrit te njeriu

“Janë mbi 6 mijë mjekë dhe infermierë që 4-5 vitet e fundit i janë bashkuar sistemit tonë publik shëndetësor dhe le të flasim për këto shembuj pozitivë, le të flasim për ju, le të flasim për eksperiencat tuaj të përditshme dhe pse jo, të japim shembuj pozitivë, frymëzues, energjizues për këdo që kërkon t’i bashkohet sistemit tonë publik. Le ta bëjmë edhe nga kjo sallë, një ftesë për të gjithë ata skeptikët që mendojnë se në sistemin publik shëndetësor do duhet të kesh patjetër një mik dhe një të njohur me qëllim që të marrësh një vend pune”, u shpreh ministrja.

Duke iu drejtuar mjekëve dhe infermierëve të rinj, Koçiu nënvizoi se “ju jeni dëshmia reale që kjo nuk është e vërtetë. Që nëpërmjet dy platformave të rëndësishme si platforma “Mjekë për Shqipërinë” dhe platforma “Infermierë për Shqipërinë”, nëse ke talentin, meritën, vlerësimin, çdo gjë është e mundur. Që do të thotë se vetëm meritokracia është ajo që ju vendos në një vend pune”.

Më tej, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe të rritja e pagave për punonjësit në sistemin e shëndetësisë që do të vijojë edhe këtë vit.

“Janë rritur pagat me mbi 70% nga pikënisja dhe në ndërkohë do të vijojnë të rriten. Në vitin 2024 ne do të vijojmë të rrisim pagat për mjekët e familjes dhe për infermierët. Janë plot 18 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të marrin një rritje tjetër pagash në muajin korrik të këtij viti” , deklaroi ajo.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe te Autonomia Spitalore duke shtuar se është një platformë që do të nxisë akoma më shumë meritokracinë dhe konkurrueshmërinë në sektorin publik shëndetësor.

“Janë spitalet ato të cilat do duhet të shndërrohen në qendra ekselence për të thithur akoma më shumë pacientet që kanë nevojë për shërbime të specializuara. Po punojmë për këtë projekt dhe patjetër, pjesë e këtij projekti janë edhe praktikat dyfishe për mjekët për të stimuluar ekselencën, profesionalizmin dhe dijen”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Nga viti 20218 janë punësuar nëpërmjet portaleve “Infermierë për Shqipërinë” dhe “Mjekë për Shqipërinë” rreth 6 mijë mjekë dhe infermierë, ndër të cilët rreth 1400 janë mjekë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 September, 2025
Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

Tërmeti në Afganistan, numri i të vdekurve kalon 1.400

2 September, 2025
Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

2 September, 2025
Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result