Massimiliano Allegri te Barcelona? Një e dhënë e rëndësishme, që vjen nga Franca, e afron trajnerin e Juventus, me një të ardhme ende për t’u vendosur, me klubin blaugrana. Katalanasit janë në kërkim të një trajneri për të marrë vendin e Xavi Hernandez, duke qenë se trajneri aktual blaugrana tashmë ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit. Sipas Santi Aouna, gazetari i FootMercato, emri i Max Allegri iu propozua drejtuesve të Barçës, gjë që megjithatë nuk i bind të gjithë brenda klubit.
Nuk është rastësi që Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, u takua me Hansi Flick. Një shenjë se lista e preferencave, ku përfshihet edhe De Zerbi, është e gjitha në garë të plotë. Ish-trajneri i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane është shumë i pëlqyer nga drejtuesit Blaugrana dhe është në majë të preferencave të Joan Laporta.
“Nuk ka shumë trajnerë të nivelit të lartë në treg. Shumica janë nën kontratë, nuk ka shumë alternativa në dispozicion. Barça ka një stil që të gjithë e njohin edhe pse nuk ka një portret perfekt të trajnerit ideal. Kombësia e tij nuk ka rëndësi: ajo që ka rëndësi është cilësia, ambicia”, ka thënë së fundmi Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas.