ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 19 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 19 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 19 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 19 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 20 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Grafisti Enver Rakovica shpalos në Stamboll dy kohët e Kosovës

albnews by albnews
17 December, 2019
in Kosova
0
Grafisti Enver Rakovica shpalos në Stamboll dy kohët e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fundi i viteve ’80 e sidomos vitet ’90 të shekullit të kaluar ishin kohë e rëndë për shqiptarët e Kosovës. Suprimimi i autonomisë së asaj që ishte Krahina Autonome e Kosovës kishte bërë që shqiptarët të mos ishin të integruar në jetën institucionale të kohës e si rrjedhojë, gjendja politike, ekonomike dhe ajo e sigurisë ishin vështirësuar.

Një pjesë të asaj historie artisti Enver Rakovica e ka përthekuar nëpërmjet grafikave të teknikave të ndryshme. E bashkë me to, edhe vepra të viteve të fundit që pasqyrojnë një tjetër gjendje të Kosovës i ka prezantuar në Stamboll.

Në qendrën kulturore “Adasanat” në lagjen “Galatasaray” të Stambollit, nëpërmjet veprave të tij, Rakovica shpërfaq një tablo të dy kohëve të Kosovës. Janë 43 grafika të teknikave të ndryshme që do të qëndrojnë ekspozuara në Qendrën kulturore deri në ditën e 26-të të këtij muaji.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

Rakovica, i cili ka përfunduar studimet për dizajn grafik në Universitetin e Prishtinës më 1987, në klasën e Shyqri Nimanit, ka thënë se një pjesë e veprave të ekspozitës datojnë nga vitet 1989-1996.

“Të gjithë kemi qenë në situatë të vështirë politike. Të gjitha kanë të bëjnë me një emocion të përzier. Emocion të vështirë. Janë abstrakte me përshkrime të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai për veprat me formate 100 me 70 centimetra. Rakovica, i cili pas studimeve në Prishtinë do të përfundonte magjistraturën në universitetin “Mimar Sinan” në Stamboll, në klasën e profesorit Saim Teckan, pas viteve ’90 kishte pauzuar në krijimtari. E në vitet e fundit i është kthyer grafikës.

Duke pasur parasysh këtë fakt edhe ekspozita në Stamboll, që është hapur në ditën e 6-të të këtij muaji, është titulluar “Magma”, duke e përshkruar figurativisht artistin si një vullkan të fjetur që shpërthen në befasi.

Kuratori i ekspozitës, Memet Güreli, i cili është edhe bashkëthemelues i qendrës kulturore “Adasanat”, ka shkruar se përshtypjet e para për Rakovicën kur ishin takuar në vitet ‘90 kishin lidhje me precizitetin e tij, si dhe disiplinën në punë. Sipas kuratorit, pa mëdyshje këto ishte rezultat i edukimit të mirëfilltë profesional që Rakovica e kishte fituar si nxënës i shkollës së mesme në Beograd dhe më pas në studimet në Prishtinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result