Hovenier për dinarin: Të ndryshohet mënyra e zbatimit, bisedimet vazhdojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka dhënë deklaratë pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Ai tha se ata diskutuan para takimeve për dialogun, derisa theksoi se e respektojnë vendimin e BQK-së, mirëpo sipas tij duhet të ndryshohet mënyra e zbatimit, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Sapo u takova me zv.kryeministrin Bislimi dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ne e respektojmë vendimin e BQK e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë për popullatën e cënueshme, komunitetin serb të Kosovës. Është më rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit. Bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Ka mundësi që të dy palët të ofrojnë zgjidhje se si mund të bëhet kjo”, tha ai para mediave.

Hovenier tha se Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por tha se “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.

“Dëshirojmë të jemi konstruktiv”, tha Hovenier.

Share This Article