Princi Harry dhe Meghan Markle treguan publikisht mbështetjen e tyre për Princeshën Kate Middleton mes betejës së saj me kancerin.
“Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, u shpreh Harry dhe Meghan në një deklaratë për Us Weekly.
Kate konfirmoi diagnozën e saj ditën e sotme, më 22 mars, dy muaj pasi u shtrua në spital për operacion. “Në janar, unë iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë, mendohej se gjendja ime ishte jo kanceroze,” tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale. “Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.”
Disa burime thanë për Us Weekly se Kate mori diagnozën e saj muajin e kaluar, në të njëjtën ditë kur Princi William anuloi paraqitjen e tij të planifikuar në një shërbim përkujtimor për kumbarin e tij, Mbretin Konstantin të Greqisë. “Ata kanë përpunuar informacionin,” shtoi burimi i brendshëm.