• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Dosja “5D”/ GJKKO urdhër SPAK: Hetoni titullarin e Bashkisë (pa i përmendur emrin Veliajt)

Dosja “5D”/ GJKKO urdhër SPAK: Hetoni titullarin e Bashkisë (pa i përmendur emrin Veliajt)

by albnews
3 April, 2024
in Albania
0
36
VIEWS

Megjithatë, përtej kompleksit për të përmendur emrin e tij, Gjykata e Posaçme, gjithësesi, ka lënë një shenjë për Prokurorinë, ku i kërkon të hetojë titullarin e Autoritetit Kontraktor.

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë kompleks të përmendin emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hetimet që kanë në zhvillim. Kështu ndodhi më herët me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe e njëjta gjë u përsërit edhe në hetimin e aferës “5D” shpk.

Në 120 faqe vendimi gjyqësor, emri i kryebashkiakut Veliaj nuk përmendet asnjëherë nominalisht, megjithëse e gjithë çështja hetimore është bazuar mbi drejtorët e tij të rëndësishëm dhe, për më tepër, mbi një numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar drejtëpërdrejtë nga Bashkia Tiranë dhe të fituar në mënyrë abuzive nga “5D” shpk (ish “V.A.S Construction”).

Megjithatë, përtej kompleksit për të përmendur emrin e tij, Gjykata e Posaçme, gjithësesi, ka lënë një shenjë për Prokurorinë, ku i kërkon të hetojë titullarin e Autoritetit Kontraktor. Në vendim nuk përmendet më shumë se cilit Autoritet Kontraktor. Por, duke ndjekur logjikën e vendimit, kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për Erion Veliaj.

Në vendim, thuhet konkretisht: “Në raport me faktet dhe rrethanat e mësipërme, gjykata vlerëson se, në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse ka element të veprës penale”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës, ku urdhërohet SPAK të hetojë “titullarin e autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, Erion Veliaj
Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës, ku urdhërohet SPAK të hetojë “titullarin e autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, Erion Veliaj

Ky paragraf në vendimin e gjykatës paraprihet nga analizimi i elementëve të veprës penale për Taulant Tushen, Enton Punavijan, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të cilët kanë qenë personat e ngarkuar për tenderat e zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia e Tiranës, dhe të fituar nga “5D” shpk.

Duke ndjekur rrjedhën logjike të veprime të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, kuptohet qartësisht se gjyqtarja e posaçme ka urdhëruar hetimin e Erion Veliajt për aferën “5D” shpk.

Kompeksi para emrit “Erion Veliaj”

Kompania “5D” ka fituar një numër të konsiderueshëm tenderash në 4 institucione (autoritete kontraktore) që lidhen me Bashkinë Tiranë.

Konkretisht, tenderat e fituar nga shoqëria, e cila sipas SPAK-ut, zotërohet faktikisht nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, janë zhvilluar nga autoritetet kontraktore: Bashkia Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana”.

SPAK-u, ashtu si edhe Gjykata e Posaçme, janë shumë konkret kur përmendin emrat e titullarëve të tre nga katër autoriteteve kontraktore. Vetëm në një rast bëjnë përjashtim, duke mos i përmendur emrin titullarit të autoritetit kontraktor- atë që drejton Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Më konkretisht, në vendimin e gjykatës për tenderat e Ujësjellësit të Tiranës, thuhet:

“Redi Molla, në cilësinë e autoritetit kontraktor, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë…ka lejuar zhvillimin e këtyre procedurave (të fituara nga V.A.S Construction, shën.red), 6 prej të cilave në shkelje të dukshme të përcaktimeve të ligjit për prokurimet publike…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Redi Mollës, si titullar i Autoritetit Kontraktor, Ujësjellësi Tiranë
Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Redi Mollës, si titullar i Autoritetit Kontraktor, Ujësjellësi Tiranë

Lidhur me shkeljet e tenderave të zhvilluar nga autoriteti kontraktor, “Tirana Parking”, në vendimin e gjykatës së posaçme, thuhet:

“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Eglantina Zëre, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për bashkimin e operatorëve ‘V.A.S Construction’ dhe ‘Rroku Guest’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Eglantina Zëre, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Tirana Parking”
Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Eglantina Zëre, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Tirana Parking”

E njëjta gjë përsëritet edhe për shkelje në procedurat e zhvilluara nga Klubi Sportiv “Tirana”, me fitues “5D” shpk.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se:

“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për operatorin ‘V.A.S Construction’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Deborah Keçi, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Klubi Sportiv Tirana”
Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Deborah Keçi, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Klubi Sportiv Tirana”

Pra, duket qartë se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme nuk kanë asnjë problem të përmendin emrat e drejtorëve në varësinë e Veliajt.

Por, kur vjen fjala tek Bashkia e Tiranës, dy institucionet mjaftohen me termin “titullar i autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, duke luajtur kukafshehti me veten dhe publikun, i cili, megjithatë, e ka shumë të qartë se kush e drejton këtë institucion.

Marrë nga Boldnews.al

Previous Post

VIDEO/ Sapo zbarkoi në Madrid, arrestohet në aeroport Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit

Next Post

Nga Klodian Tomorri/ Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

albnews

albnews

Related Posts

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Next Post
Nga Klodian Tomorri/ Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

Nga Klodian Tomorri/ Vdekja e përgjegjësisë politike dhe degradimi i maxhorancës në një çetë bazhibozukësh

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM