Kryeqyteti i Omanit, Muscat, pritet të ketë një zhvillim të gjerë prej 1.3 miliardë dollarësh në bregdet, i projektuar nga arkitektët e njohur globalisht të studios Zaha Hadid Architects (ZHA).
Zhvillimi i qendrës së qytetit të Al Khuwair prej 3.3 milionë metrash katrorë do të përfshijë një kompleks rezidencial, një marinë, një lagje kulturore, vendkalime të shumta kanalesh dhe një kampus ministror. Puna do të nisë në fund të këtij viti dhe zona pritet të strehojë më shumë se 60,000 njerëz kur të përfundojë.
Drejtori i asociuar i ZHA, arkitekti Paolo Zilli, tha për CNN se kaloi rreth një vit duke finalizuar modelin që ai paraqiti në Ministrinë e Strehimit dhe Planifikimit Urban të Omanit. Në qendër të dizajnit të ZIlli ishte lehtësimi i aksesit në transportin publik.
“Vizioni në fakt është heqja e të gjitha makinave, heqja e të gjitha gardheve dhe krijimi i një kampusi të ministrisë me shumë funksione që mund të tërheqë familjet dhe një brez të ri,” tha ai. ZHA thotë se do të inkurajojë këmbësorët duke siguruar hije dhe ftohje pasive, dhe duke përfshirë infrastrukturën për të përmirësuar sigurinë e çiklizmit. Përdorimi i energjisë diellore në vend do të “maksimizohet” dhe speciet e bimëve vendase do të konservohen dhe restaurohen.