ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 7 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Zelensky: Ukraina do ta humbë luftën nëse nuk e ndihmon Kongresi amerikan

albnews by albnews
8 April, 2024
in Bota
0
Zelensky: Ukraina do ta humbë luftën nëse nuk e ndihmon Kongresi amerikan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se Ukraina do ta humbë luftën kundër Rusisë, nëse Kongresi amerikan nuk e miraton një paketë të madhe të ndihmës ushtarake, teksa forcat ruse e rrisin prezencën në vijën e frontit.

Ushtria ukrainase e ka pranuar se luftimet rreth vijës së frontit në qytetin Çasiv Jar janë “të vështira”, mirëpo forcat janë duke rezistuar. Ukraina vazhdon të kërkojë ndihmë urgjente prej Shteteve të Bashkuara, sidomos për paketën e propozuar në vlerë të 60 miliardë dollarëve, e cila është bllokuar që disa muaj nga republikanët në Kongres.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Është e nevojshme që specifikisht t’i tregojmë Kongresit që nëse Kongresi nuk i ndihmon Ukrainës, Ukraina do ta humbë luftën”, ka thënë Zelensky përmes një video-incizimi. Do të jetë e “vështirë” për Ukrainën “të mbijetojë pa ndihmë”, ka thënë Zelensky. “Nëse Ukraina humb luftën, shtetet tjera do të sulmohen”.

Rusia i ka rritur sulmet në Çasiv Jar teksa teton të rrisë territorin nën kontrollin e saj. Çasiv Jar është më pak se 30 kilometra prej Kramatorskut, një zonë e rëndësishme hekurudhore dhe logjistike për ushtrinë ukrainase.

“Situata është e vështirë dhe e tensionuar”, ka thënë Oleg Kalashnikov, zëdhënës për brigadën ushtarake të angazhuar në atë zonë. Republikanët konservatorë në Kongresin amerikan hezistojnë të miratojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, me arsyetimin se nevojiten reforma të thella për imigrimin në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në anën tjetër, e ka përmendur disa herë nevojën kritike për ta mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result