Një bos krimi në Britani kërcënoi se do të përfshijë ‘shqiptarin’ për të shlyer një borxh prej 600,000 £. Bëhet fjalë për Asim Tufail, 52 vjeç, i cili rrezikon të përballet me një dënim të gjatë me burg për rolin e tij në trafikun e drogës dhe armëve.
Gjithshtu ai ishte i përfshirë në një operacion ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe pretendoi se merrej me ‘njerëzit kryesorë’ në Manchester dhe Liverpool.
Më tej prokurorët thanë se ai ka vepruar edhe në emër të kriminelëve të tjerë ‘në ekzekutimin e borxheve’, raportojnë mediat britanike. Në gjykatën e Mançesterit Tufail u mësua se ai i thoshte borxhlinjve se në emër të kriminelëve për të cilët vepronte “ishin lodhur nga lojërat dhe gënjeshtrat”, pasi nuk kishte ardhur pagesa e një borxhi prej 600,000 £. Më pas ai kërkoi që në vend të pagesës t’i dorëzoheshin aktet e një prone.
Ai gjithashtu e kërcënoi personin në fjalë me ndërhyrjen e dikujt të cilit i referohej si “shqiptari”, tha prokurori Tim Storrie KC. Tufail pritet që të dënohet ditën e mërkurë,me akuzën e një sërë veprash penale. Krahas Tufail është akuzuar si fajtor edhe djali i tij, Junnaid Tufail, 23 vjeç, i cili ishte i përfshirë vepra kriminale.
Dyshja gjithashtu reklamuan armë zjarri për shitje brenda një rrjeti kriminelësh të tjerë në rrjetin e komunikimit EncroChat. Në këtë aplikacion 52 vjeçari njihej si ‘Assassin Neë’ ndërsa djali i tij njihej si ‘Baby Assassin’. Të dy u arrestuan në Aeroportin e Mançensterit në janar 2021 përpara se të hipnin në një fluturim për në Dubai.
Dyshja jetonin në Kenmore Road në Northenden mes një luksi marramëndës.I pandehuri kishte vuajtur më parë një dënim prej 14 vitesh për trafik droge, ndërsa Junnaid Tufail nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.Dyshja jetonin në Kenmore Road në Northenden mes një luksi marramëndës.