Marina franceze po e zhvendos fokusin stërvitor në operacionet e patrullimit për t’u përgatitur për luftë kundër armiqve që duan t’i shkatërrojnë ata, sipas admiralit Jacques Mallard, komandant i grupit luftarak francez të aeroplanmbajtësve.
Kur Mallard iu bashkua forcave të armatosura në vitet 1990, misionet kryesore të marinës franceze ishin të kapte trafikantët e drogës dhe të luftonte peshkimin e paligjshëm.
Trajnimi konsistonte në praktikimin e përdorimit të gomoneve të tipit Zodiac dhe kapjen e kriminelëve.
Tani trajnimi po fokusohet në luftë, tha Mallard. “Një betejë detare po bëhet gjithnjë e më e mundshme”, pohoi ai për Politico.
“Ne po lëvizim nga një botë ku ishim pak a shumë të lirë të bënim çfarë të donim në një botë ku ndihemi më shpesh të kërcënuar… Tani po stërvitemi për misione të tjera, veçanërisht atë që ne e quajmë luftë me intensitet të lartë”, deklaroi admirali.
Franca është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që operon me një aeroplanmbajtës me energji bërthamore – Charles de Gaulle, i cili gjithashtu mbart armë bërthamore.
Ajo është anija komanduese e një grupi më të madh beteje që përfshin nëndetëse bërthamore, fregata dhe aeroplanë luftarakë Rafale.