Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan do të prodhojnë dy seriale në Netflix rreth stilit të jetesës personale dhe profesionale, shkruan Guardian.
Shfaqja e stilit të jetesës do të eksplorojë gatimin, kopshtarinë, argëtimin dhe miqësinë”, ndërsa një tjetër do të ofrojë “qasje të re në botën e polos” dhe American Open të sportit në Florida, sipas Netflix. Shfaqjet do të filmohen nga kompania e tyre Archwell Productions, me dukeshën që do të jetë të dy serialet dhe dukën në serialin për sportin e polos.
Të dy serialet janë në prodhim të hershëm, me titujt dhe datat e publikimit që do të shpallen në muajt e ardhshëm. Sussexes kanë publikuar më parë tre dokumentarë me Netflix si pjesë e një marrëveshjeje shumëmilionëshe. Kompania Archvel Production është themeluar në vitin 2020.
Harry dhe Meghan u transferuan në Amerikë në vitin 2020, pasi u tërhoqën nga detyrat mbretërore.