Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se mbrëmë është dërguar letër e përbashkët deri tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës është njoftuar për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhjen e kontestit shumëvjeçarë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
“Mbrëmë u dorëzua letër e përbashkët deri tek Sekretari Gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përmes së cilës informohet Antonio Gutersh për datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me çka i jepet fund kontestit shumëvjeçar mes dy vendeve. Notat verbale deri te Sekretariati i OKB, vendeve anëtare, vendeve vëzhguese të OKB-së dhe të gjitha Organizatave tjera ndërkombëtare, anëtare të së cilës jemi dhe ne, do të dërgohen në afat sa më të shkurtër, ku proces është në rrjedhë”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.