Më pak se dy muaj kanë mbetur deri në Kampionatin Evropian në Gjermani , dhe kjo periudhë është më e bukura për koleksionistët e figurave të futbollit.
Gjegjësisht, albumi për Kampionatin Evropian është lansuar së fundi, dhe risia është se nuk prodhohet më nga ikonikja Panini, por nga amerikanët Topps, shkruan mediumi kroat “24sata.hr“.
Ardian Ismajli, futbollist i Empolit dhe përfaqësues i Shqipërisë, në foton e tij shfaq shqiponjën dykrenare, simbolin e vendit tonë, e cila tërboi tifozët dhe mediumet serbe. Topps e përfshiu atë foto në album.
“Provokoim i turpshëm! Shqiptari ka treguar simbolin e “Shqipërisë së Madhe” në fotot që shiten edhe në Serbi”, ka shkruar mediumi serb Informer, e në shok është edhe Blic.
Ismajli luajti në Hajduk nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur shkoi në Spezia për të gjitha milionat euro dhe një vit më vonë u vendos në Empoli, ku performon edhe sot.
Ai është anëtar standard i kombëtares shqiptare, për të cilën ka grumbulluar 36 ndeshje dhe këtë numër do ta pasurojë edhe më tej në kompeticionin e parë të madh me kombëtaren. Kujtojmë se Shqipëria është vendosur në grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.