Në teorinë moderniste thuhet se kombet janë shumë të lashta, identiteti apo kombi shqiptar është i vjetër 170-200 vjet, ndërsa identitetet më të vjetra janë të para 400 vjetëve.
Përpjekja e parë për të krijuar identitetin shqiptar është më 1844 me “Ëvetar” nga Naum Veqilharxhi, ku para vitit 1800 nuk ka pasur alfabet në gjuhën shqipe, e gjithashtu ka munguar iniciativa për të pasur alfabet, sepse njerëzit nuk e kanë parë si problem ҫështjen e alfabetit. Pra, këtu nuk kemi pasur as nacionalizëm e as identitet kombëtar.
Kësisoj mund të themi se shkëndijat e para të identitetit kombëtar i kemi te kryengritja e Ali Pashë Tepelenës, e cila ka dështuar, ndërsa formësimi i identitetit kombëtar shqiptar daton prej vitit 1878-1912. Por një çështje si kjo nuk është studiuar mjaftueshëm dhe ka mbetur larg hulumtimeve interdisiplinare. Ky identitet nënkupton karakteristikat themelore të një bashkësie, profesioni, grupi politik etj.
E ai shqiptar mund të jetë racor, gjinor, profesional, kulturor, politik etj. Gjuha, tradita, kultura dhe përkatësia nacionale janë elemente që i merr njeriu dhe i shndërron në konstanta të identitetit të vet. Qasja dominuese në identitetin shqiptar është ajo ideologjike, linguistike dhe historiko-grafike.
Në këtë artikull për analizë janë marrë dy autorë: Faik Konica dhe Mid’hat Frashëri. Që të dy kanë shtjelluar identitetin e shqiptarëve në veprat e tyre “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” dhe “Plagët tona”.