“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Land Rober Defender është bërë me motor elektrik që përfshinë katër motor elektrik të vendosur pas çdo rrote, që i mundëson një rreze prej 246 kilometra me vetëm një mbushje.

Nëse përdoren mbushësit me fuqi 50 kW, nevojitet vetëm një orë e gjysmë që vetura të bateria të mbushet plotësisht, e nëse përdoret ai prej 22 kW atëherë nevojiten mbi pesë orë, transmeton Telegrafi.

Secili prej këtyre elektromotorëve prodhon 122 kuaj-fuqi, që do të thotë se në total gjeneron 488 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 10 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 130 kilometra në orë.

“Kemi dashur të mbajmë peshën origjinal të automjetit, si dhe ta ruajmë sharmin dhe dinamikën e origjinalit. Në anën tjetër është më i lehtë për t’u mirëmbajtur”, tha Osman Boyner themelues i Bedeo.

“Reborn Eletric: Linja ikonike paraqet një hap natyral përpara nesh, e kjo që kemi bërë me Defenderin tregon avancimin e teknologjisë. Ne e ruajmë trashëgimin e veturës, dhe mundësojmë një transport të pastër dhe efikas për të ardhmen”, shtoi Boyner

Share This Article