• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Transparency International: Shqipëria shënoi rënie në përpjekjet për të luftuar korrupsionin

Transparency International: Shqipëria shënoi rënie në përpjekjet për të luftuar korrupsionin

by albnews
24 April, 2024
in Albania, Bota
0
27
VIEWS

Raporti i “Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit” vë në dukje se ka një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik dhe stanjacion në media dhe shoqërinë civile.

Nga Blerina Gjoka, BIRN

“Forma të ndryshme të korrupsionit, nga korrupsioni i vogël deri tek nepotizmi, pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, janë prezent në Shqipëri”, konstaton një raport i publikuar të martën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatën Transparency International.

Raporti i “Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit”, një studim që mat efektivitetin e mekanizmave publikë kundër korrupsionit merr në analizë 15 aktorë shtetëtorë dhe privatë –  si ekzekutivi, legjislativi, sistemin e drejtësisë, institucionet e pavarura, median e shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Në përgjithësi studimi vë në dukje se ka një rënie të vazhdueshme të mekanizmave antikorrupsion në sektorin publik, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërkohë që të vetmit indikatorë pozitivë vijnë nga sistemi i drejtësisë, që lidhet dhe me zbatimin e reformës në drejtësi që nga viti 2016, kur është bërë studimi i fundit.

Sektori publik është shtylla me pikët më të ulëta që sipas raportit “vuan nga standardat e paqarta profesionale, nga rreziqet e korrupsionit dhe ndërhyrja politike”.

Institucionet e pavarura si KLSH, ILDKPKI dhe Avokati i Popullit kanë një rol të kufizuar ndaj qeverisë për politikat kundër korrupsionit, ndërsa parlamenti është nën ndikimin e pushtetit ekzekutiv.

Gjatë prezantimit të raportit nga të përfaqësuesit e IDM dhe TI u vu theksi tek nevoja për reforma të sinqerta dhe ngritje kapacitetesh në luftë me korrrusionin nga sektori publik, si dhe rritja e rolit llogari-kërkues nga Kuvendi për qeverinë.

Lidija Prokic, këshilltare rajonale për Evropën Lindore dhe Juglindore pranë TI tha se raporti rendit problemet që lidhen me mosfunksionimin e mekanizmave kundër korrupsionit dhe vuri theksin tek nevoja për fuqizimin e shoqërisë civile në këtë drejtim.

“Studimi na tregon se ku janë boshllëqet, si një pikënisje për të parë se çfarë mund të bëjmë që të ndërmarrim veprime kundër korrupsionit”- tha ajo.

Po ashtu Prokic vuri theksin tek roli i parlamentit duke e cilësuar atë një “pikë e dobët” e mosfunksionimit të mekanizmave anti-korrupsion. “Parlamenti është dominuar nga dega e ekzekutivit dhe partia në pushtet që ka shumicën në Kuvend”- tha ajo duke shtuar se “mungesa e debatit çon në miratimin e ligjeve me hapësira që lejojnë korrupsionin.

Në raport vihet në dukje mungesa e ndarjes së pushtetit midis ekzekutivit dhe legjislativit, që karakterizohet nga prania e liderëve politikë të fortë për shkak të mungesës së proceseve të brendshme demokratike brenda partive politike.

Një prej autorëve të raportit, Daniel Prroni kërkues pranë IDM, renditi disa nga problematikat e vërejtura gjatë analizës që iu bë rolit të aktorëve të ndryshëm në luftën kundër korrupsionit.

“Ka një përqendrim të pushtetit nga dega e ekzekutivit, veçanërisht nëpërmjet kreut të qeverisë, çka përkthehet në ndikim të tij ndaj Kuvendit”- tha Prroni duke shtuar se dominimi i Kuvendit nga ekzekutivi duke ndikuar në rolin kontrollues parlamentar.

Raporti vëren se arkitektura ligjore dhe institucionale është përgjithësisht e kënaqshme, por shohim që institucioneve publike i mungojnë kapacitetet dhe burimet e mjaftueshme për të ndërmarrë rolin e tyre në sistemin anti-korrupsion.

Në formë përmbledhëse raporti njeh përpjekjet për forcim dhe konsolidim të institucioneve gjatë viteve të fundit, por këto përpjekje cenohen nga dobësimi i ndarjes së pushteteve dhe rritjes së ndikimit të ekzekutivit mbi degët e tjera të pushtetit.

Raporti vëren një stanjacion të rolit të shoqërisë civile dhe medias, të cilat përballen me sfida dhe presione nga ana e qeverisë.

“Aktivistët e shoqërisë civile ndeshen me kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme, me fushata shpifjeje nga mediat tradicionale, qeveria dhe partitë politike që diskreditojnë OSHC-të kritike ndaj qeverisë”- sugjeron raporti, ndërsa për vihet në dukje se gazetarët kane përjetuar sulme fizike, dhunë policore, sulme nga krimi i organizuar, që shpesh kalojnë pa u ndëshkuar.

Duke iu referuar gjetjeve, Prroni, tha se “problemet kryesore kanë të bëjnë me përqendrimin e pronësisë së mediave private të lidhura me partitë në pushtet ose elitat e sektorit privat”, gjë që ndikon në linjën editoriale të mediave.

Sipas raportit, problem mbetet fakti që organet e mbikëqyrjes së mediave cenohen nga emërimet me ndikim politik dhe transmetimi i materialeve të gatshme nga qeveria cenojnë integritetin dhe rolin publik të medias.

Previous Post

Athina mbulohet nga pluhuri saharian

Next Post

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës

albnews

albnews

Related Posts

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator
Bota

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes
Bota

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025
I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët
Bota

I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

11 July, 2025
Next Post
Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Në Europë s’ka vend për gjenocid e mohim”, 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

“Në Europë s’ka vend për gjenocid e mohim”, 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

11 July, 2025
I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

11 July, 2025
Dëshmia e Mbretit Charles dhe Princeshës Kate për kancerin, frymëzim për mijëra të prekur në Britani

Dëshmia e Mbretit Charles dhe Princeshës Kate për kancerin, frymëzim për mijëra të prekur në Britani

11 July, 2025
Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit

Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5129 shares
    Share 2052 Tweet 1282
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1965 shares
    Share 786 Tweet 491
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1722 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM