Gazetari Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministres italiane, Giorgia Melonit, pasi kjo e fundit i doli në krah Edi Ramës dhe hodhi akuza ndaj RAI3.
“Presidentja Giorgia Meloni komentoi (HOT)SPOT të Giorgio Mottola nga skena Fratelli d’Italia në Pescara,” shkruan Ranucci.
Meloni gjatë një takimi partiak tha “më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin Edi Ramës për linçimin vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe Telemeloni, ti e di, apo jo, Telemeloni? Ai krijoi një reportazh për Shqipërinë në të cilin e pikturoi si një narko-shtet”.
Ranucci në reagimin e tij shprehet se “Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar, në përqindje nga 64% në 80%, beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës”.
“Ne do t’i rikthehemi temës këtë mbrëmje me një raport që do të hetojë rezultatet e dobëta të dekretit Cutro deri më tani.
Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa eksponentë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në favor të tyre keqdrejtimet ndaj OJQ-ve në bazë të disa hetimeve gjyqësore”, shkruan ai.