ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 7 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 7 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 12 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Abazi i LVV-së: Edhe po të donim nuk mund t’ia japim LDK-së presidentin

albnews by albnews
24 December, 2019
in Albania, Kosova
0
Abazi i LVV-së: Edhe po të donim nuk mund t’ia japim LDK-së presidentin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë në samitin e Mni-Schengenit.

Abazi ka thënë se ata “kanë shitur” me pazare vendin e tyre. Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin.

“Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktualë të Kosovës, Thaçi, Haradinaj. Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë. Në Beograd (ku do të mbahet Samiti i radhës) nuk e di. Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta. Rama ka vajtur shumë larg. Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme. Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës”, tha Abazi, përcjell Report TV.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Mes kritikave për Mini-Schengenin, sipas së cilit është ngritur mbi bazën e një “gënjeshtre”, pasi sipas tij, tregtia e lirë është e pamundur të arrihet, Abazi tha se do ishte zgjedhja më e mirë që të kishte pikë së pari një bashkëpunim ekonomik dhe politik mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, dhe më pas mes shteteve të tjera të rajonit. Ai e ka përkufizuar Mini-Shengeni si një mjet me të cilin Serbia synon që të dominojë ekonomikisht rajonin.

“Nuk ka qenë diçka e re për ne protesta kundër Vuçiqit. Në 8 maj ka pasur një tjetër aktivitet ku ka marrë pjesë Vuçiq dhe Dodik, gjë e kanë ngritur pushtetin mbi gjenocidin. Ne besojmë që nuk janë shqiptarët ata që kanë shpallur armiqësi nga Serbia. Kanë qenë politikat agresive të Serbisë, në kohë paqe kërkon të dominojë ekonomikisht rajonin. Mini-Schengeni po paraqitet në kuadër të një besimi që tregtia e lirë do të na zhvillojë të gjithëve. Tregtia e lirë është vështirë të mendosh që ekziston, se nuk mund të caktojmë njerëz. Nuk mund të tregohen skllevër, drogë, janë aktivitete të paligjshme. Nuk kemi të bëjmë me treg të lirë. Brenda Europës, nuk ekziston tregtia e lirë. Europa ka një politikë të përbashkët, agro- kultutore. Ka kuota, kaq domate do prodhosh ti…As brenda BE-së s’ka tregti të lirë. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë përplotësuese, do ishte logjike që së pari t’ia nisim bashkëpunimin e Kosovën. Ky është argumenti ekonomik, dhe duhet të jetë edhe në aspektin politik. Pse ky nxitim i Ramës të nisë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Kosovës”, tha Abazi.

Ai është ndalur të flasë edhe politikën e brendshme në Kosovë. Kur kanë mbetur më pak se 72 orë për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të kësaj forcë politike, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.

“Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestagu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin”, ka thënë ai.

“Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result