Toka mund të ketë ndihmuar në lindjen e ujit në Hënë, ky është zbulimi i fundit nga shkencëtarët. Sipas një studimi të publikuar, një bisht kozmik i elektroneve të padukshme që ndjekin planetin tonë mund të ketë gjeneruar ujë në sipërfaqen hënore.
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të cuditshrm, ku thonë se një forcë e padukshme që rrethon Tokën mund të jetë duke krijuar ujë në Hënë.
Në këtë pikë ata thonë se ky zbulim mund është një ndihme, për tu njohur me misterin se si uji arriti në satelitin tonë dhe sa ujë do të jetë I disponueshëm gjatë misioneve në hapësirë të thellë në planetë të tillë si Marsi .
Agjencitë hapësinore dhe firmat private po hartojnë plane të mëdha për të larguar njerëzit nga Toka në sistemin tonë diellor. Të kesh stacione të pasura me ujë gjatë rrugës është jashtëzakonisht e rëndësishme për këto misione, kështu që astronautët e ardhshëm mund të mbushen me ajër, ujë dhe lëndë shtytëse gjatë rrugës.
Kjo është arsyeja pse Hëna ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit: Sateliti ynë është rreth 100 herë më I thatë se shkretëtira e Saharasë, sipas NASA-s , por hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se ka ujë rreth sipërfaqes së saj. Pjesa më e madhe e ujit shihet kryesisht në polet e Hënës në formën e akullit të ujit.
Atje, uji mendohet të ketë ardhur nga trupa të tjerë planetarë, për shembull, kometat dhe asteroidët që u përplasën në sipërfaqe gjatë miliarda viteve. Një tjetër teori është se uji u hoq nga Toka pasi Hëna u nda.
Shumica e këtij uji mendohet se është avulluar në hapësirë nën rrezet e forta të diellit. Ajo që ka mbetur, atëherë, vazhdon në krateret që janë përgjithmonë në hije.
Vëzhgimi i ri i çuditshëm, i botuar në revistën e rishikuar nga kolegët Nature Astronomy, sugjeron se hëna mund të prodhojë ujë edhe kur Toka e mbron atë nga erërat diellore.
Duke ri-analizuar të dhënat e mbledhura midis 2008 dhe 2009 nga misioni i Indisë Chandrayaan-1, shkencëtarët vunë re se pak ujë po krijohej në Hënë kur ajo po kalonte bishtin magnetik të Tokës, një fletë plazme e bllokuar midis fushave magnetike të shtrira nga erërat diellore duke përshkuar planetin tonë.
Veçanërisht, erërat diellore në bisht magnetik janë reduktuar deri në 99%, sipas studimit.
Sipas shkencëtarëve, është e mundur që elektronet me energji të lartë në bisht magnetik mund të kenë “efekte të ngjashme si protonet e erës diellore” kur bëhet fjalë për krijimin e ujit.