Ambasada e Kosovës në Paris e gatshme t’i japë ndihmë familjes kosovare që humbi fëmijët tragjikisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se dy fëmijë kosovarë në Francë kanë vdekur dje.

Ai në një postim në facebook theksoi se misioni diplomatik i Kosovës në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto momente të vështira.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, tha Pacolli, përcjell Koha.net.

Kujtojmë se dy fëmijët, të lindur më 2014 dhe 2017, kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre përreth lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses.

Share This Article