Tre muaj pasi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski kërkoi nga Tirana rritjen e prodhimit të armëve, Shqipëria ka miratuar ligjin që i hap rrugën industrisë ushtarake.
Në konsultim publik është hedhur nisma për krijimin e shoqërisë “KAYO”.
Forma e saj do të jetë e një kompanie aksionere, çka do të lejojë që së bashku me shtetin në të, të përfshihen edhe shoqëri private.
Për këtë edhe Kryeministri Edi Rama në tre prill deklaroi se do të diskutohet për përfshijen e bisneseve të rëndësishme madje edhe që kanë shprehur interesin për tre uzina.
Madje ai shtoi se brenda vitit 2030 nis eksporti i armëve.
Sipas draftit shoqeria do te mund te ngreje edhe nje fond te posacem AD HOC, që shkon në vlerën e 300 milionë lekëve per mbeshtetjen e opercioneve te vecanta qe xo te kryeje shoqeria ne teresi.
Objekt veprimtarie do të jetë projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe ato ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake.
Në Shqipëri pas vitit 1970 u ndërtuan tre ndërmarrje të prodhimit të armëve, në Mjekës të Elbasanit, në Gramsh dhe në Poliçan.