Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë të njësisë Martanesh, ku për pasojë ka humbur jetën një minator.
Ndërkohë, është plagosur rëndë një tjetër minator, i cili është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës, pasi ndodhet me gjendje të rëndë për jetën.
Disa minatorë janë plagosur që nga fillimi i vitit ne minierat e vendit, ndërkohë që vazhdimisht raportohet për mungesë të kushteve në punë, duke rrezikuar jetën e punonjësve.