Paris Saint Germain po hyn dalëngadalë në verë në të cilën do të duhet të kompensojë largimin e yllit më të madh Kylian Mbappe dhe kjo nënkupton ardhjen e përforcimeve për ta zëvendësuar.
Në PSG, ata nuk do të rrinë duarkryq dhe të presin që të dalë një “Mbappe i ri” pasi ylli më i madh vendosi të largohej falas nga Parc des Princes.
Përkundrazi, parisienët kanë përgatitur një listë me katër përforcime që do ta bënin skuadrën pakrahasueshme më të fortë dhe ndoshta do të sillnin Ligën e Kampionëve, trofe që i mungon kryeqytetasve francezë.
Sa i përket pasardhësit të Mbappes, dy futbollistë janë në lojë dhe është shumë realiste që njëri prej tyre të kalojë në PSG verën e ardhshme. Ata janë Rafael Leao i Milanit dhe Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli.
Të dy futbollistët janë shumë të kërkuar nga drejtori sportiv Luis Campos, të cilin e ka njohur më herët në karrierën e tij dhe i njeh shumë mirë cilësitë e tyre dhe veçanërisht marrëdhënie të mira me Leaon ka pasur në Lille.
Megjithatë, klauzola e tij e blerjes është 175 milionë euro, që do të thotë se PSG do të duhet të ndajë një shumë serioze parash dhe t’ia paguajë Milanit.
Pavarësisht nëse njëri nga këta dy sulmues të krahut forcon PSG-në, skuadra do të shkojë për dy sulmues të tjerë në pozicione të tjera.
Bëhet fjalë për Bernardo Silva nga Manchester City dhe sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.
Bernardo Silva është ideal për PSG-në sepse ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë eurosh dhe ky transferim është më realisti nga të gjithë. Po ashtu, portugezi është gati për sfida të reja pas një aventure të suksesshme shumëvjeçare në Manchester City.