Dëbohet shqiptari i cili jetonte prej vitit 1989 në Gjermani

albnews
By
1 Min Read

Një shtetas nga Kosova, që jeton në Gjermani që nga viti 1989, mund të përballët me dëbimin.

Gjykata Administrative në Göttingen dhe Gjykata e Lartë Administrative e Saksonisë së Ulët në Lüneburg kanë konfirmuar vendimin e dëbimit të urdhëruar më parë nga Qarku i Göttingen-it.

Babai i divorcuar i katër fëmijëve të rritur, i cili nuk ka arritur të integrohet në shoqërinë gjermane, kishte kryer një dënim gjashtëvjeçar për tregti me droge.

Ai u lirua në fillim të shtatorit të vitit 2023, sipas një raporti socio-prognostik pozitiv.

Megjithatë, ky raport është vlerësuar nga gjykata si i pasaktë, duke konfirmuar se i dënuari paraqet rrezik për krime të mëtejshme.

Pas vendimit të gjykatës, padrja e tij kundër urdhrit të dëbimit ka dështuar. Zëdhënësi i gjykatës ka theksuar se vendimi është tashmë ligjërisht i detyrueshëm, duke hapur rrugën për zbatimin e dëbimit të tij nga Gjermania, një vend që ka qenë shtëpia e tij për më shumë se tridhjetë vjet, shkruan ndr.de.

Share This Article