Ministri Gashi e ngushëllon familjen Kaçinari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi e ka ngushëlluar familjen Kaçinari, me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Gjergj Kaçinari.

Ngushëllimi i ministrit Gashi:  

E nderuara familja Kaçinari,

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit , të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.

Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe  produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara  për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë.

Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm.


 Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.

Share This Article