Sjellja e tifozëve të Rumanisë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe UEFA mund të hapë një hetim.
Ndërkohë, pas ndeshjes, portieri ukrainas kërkoi falje që u bë shkak i humbjes së ndeshjes.
Pas thirrjeve anti-kosovare të tifozëve të Serbisë në ndeshjen kundër Anglisë radha u takoi ultrasve rumunë.
Gjatë ndeshjes së fituar 3-0 nga kombëtarja e tyre kundër Ukrainës, tifozët në tribunë ndjenë nevojën për të provokuar ukrainasit, duke i dedikuar thirrjet në mbështetje të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Ndër “fajtorët” kryesorë të nokautit është sigurisht portieri ukrainas Andrij Lunin: në minutën e 29-të gaboi gjatë shkëputjes, duke ia kthyer topin anësorit rumun Dennis Man, i cili i shërbeu menjëherë kapitenit Nicolae Stanciu për golin 1-0. “Goli më i mirë i karrierës sime”, deklaroi lojtari i lindur në vitin 1993 pas ndeshjes.
Në fund të ndeshjes, portieri i Real Madrid kërkoi falje: “Gabimi im i parë ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. U kërkova falje shokëve të skuadrës”. Trajneri Rebrov foli edhe për humbjen:
“Ka disa komponentë që ndikuan në ndeshje. Ne kishim posedimin e topit, por nuk mundëm të krijonim raste. Askush nuk e priste një rezultat të tillë. Ne i kërkuam falje tifozëve tanë”.