Më shumë se 235000 sirianë janë zhvendosur në të paktën dy javë si pasojë e instensifikimit të luftimeve dhe bombardimeve të regjimit dhe aleatit rus në provincën e Idlebit, theksoi sot OKB.
Që prej 16 dhjetorit, forcat e regjimit, të mbështetura nga aviacioni rus, kanë intensifikuar bombardimet e tyre në rajonin e Idlebit pavarësisht një armëpushimi të njoftuar në muajin gusht.
“Këto zhvendosje masive, të regjistruara nga 12 deri më 25 dhjetor, kanë përfshirë kryesisht qytetin kryesir të Maaret al-Noomane dhe rrethinat e tij, pothuajse boshatisur nga banorët”, shtoi OKB në një komunikatë.
“Pjesa më e madhe e këtyre të zhvendosurve janë larguar drejt veriut në qytetet e Arihas, Saraqebit dhe Idlebit apo kampe të mbipopulluara tashmë përgjatë kufirit me Turqinë dhe disa kanë shkuar në zonat e kontrolluara nga rebelët pro-Ankarasë në veri të Alepos”, shtoi OKB./ATSH/
Regjimi, që kontrollon tashmë më shumë se 70% të territorit, është shprehur i vendosur për të fituar Idlebin.
Konflikti në Siri, shpërthyer në vitin 2011 si pasojë e represionit të manifestimeve prodemokracisë nga Damasku, ka shkaktuar më shumë se 370 000 të vdekur dhe miliona të larguar dhe refugjatë./ATSH/