Barazim mes drithërimash në superndeshjen me Kroacinë, autogoli na heq fitoren

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka bërë një superndeshje me Kroacinë, duke shënuar 3 nga katër golat e ndeshjes, njërin në portën tonë.

Me një ndeshje e nisur vrullshëm, me një Qazim Laçi në superformë, një Manaj si shtyllë e sulmit dhe mesfushën që ndërpriste aksionet e Kroacisë, Shqipëria barazoi në një ndeshje ku duhej të kishte fituar.

Laçi shënoi golin e parë në minutën e ‘10 pas asistit të Asanit dhe e gjithë pjesa e parë u mbyll me fitoren.

Pjesa e dytë e gjeti Kroacinë në sulm në kërkim të golit të barazimit që e gjeti Kramariç në minutën e ’74. Vetëm pas dy minutash, Gjasula do të shënonte një autogol, minuta e ’76 që i dha epërsinë momentale Kroacisë.

Pas këtij momenti, trajneri Sylvinjo vendos të luaj gjithçka, duke futur në fushë Dakun dhe Hoxhën, të cilët i dhanë freskinë sulmit.

Pikërisht nga këto sulme të shpeshta, në minutën e ’95 të ndeshjes, Gjasula do të shënonte golin e dytë personal, dhe do ti jepte barazimin Shqipërisë.

Minutat e fundit ishin drithëruese për Shqipërinë, pasi dy aksione të shpejtë të Shqipërisë mund të na kishin dhënë fitoren, por në fund gjithçka u mbyll barazim me ballkanasit e Kroacisë.

Share This Article