ALBUK TV ndihmon të prekurit e tërmetit në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, la dhjetëra vdekur, qindra të plagosur, e shkatërroi apo dëmtoi qindra shtëpi.

Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, ALBUK Tv ndërmori një nisme për mbledhjen e disa të ardhurave për t’i ndihmuar disa familje të prekura nga tërmeti.

Kësaj nisme ju bashkua dhe kompania “Sir Robert McAlpine”, ku moderatori i ALBUK Tv, Ervin Gjonaj është i punësuar. Shume e mbledhur ishte £5,722 (ALBUK Tv found) dhe £2,000 (Sir Robert McAlpine found), kjo shumë u konvertua në lek dhe u plotësua për të arritur në 10 milion Lekë të vjetra.

Moderatorja e ALBUK Tv, Dafina Rama ishte në Shqipëri për të dorëzuar personalisht paratë e mbledhura.

ALBUK Tv falënderon të gjithë ata që ndihmuan në mbledhjen e këtyre të ardhurave dhe po ashtu personat që mundësuan realizimin e këtij misioni deri në fund.

Nga tërmeti i 26 nëntorit kanë humbur jetën në Shqipëri 51 qytetarë, qindra janë lënduar, janë rrënuar dhjetëra shtëpi dhe pallate, kurse pas këqyrjes së objekteve nga ekipet e inxhinierëve, qindra shtëpi dhe pallate janë shpallur të pabanuara.

Për më shumë së një muaj pa strehë kanë mbetur mijëra shqiptarë, disa janë vendosur në hotele, një pjesë e madhe vazhdojnë të jetojnë nën tenda, në kushtet e vështira të stinës së dimrit.

Ata mbeten me shpresë që një ditë do të kenë një shtëpi për të zhvilluar një jetë normale, ashtu siç e meritojnë./Albuk Tv/

Share This Article