Mot me temperatura ekstreme në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20 deri 37 gradë Celsius, në zonat e ulëta 21 deri 40 gradë Celsius, në zonat bregdetare 22 deri 37 gradë Celsius.

Share This Article