Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të ketë një intervistë ditën e dielë në AlbUkTv, në orën 17:00 me orën Britanike dhe orën 18:00 me të Shqipërisë.
Kryedemokrati Sali Berisha, përballë gazetarit Martin Kiri të UniversAl, do të flasë për situatën politike në Shqipëri, vendimin e Komisionin e Apelimit dhe Emigracionit në Britani, që la në fuqi vendimin e Home Office.
Lideri i opozitës shqiptare do të flasë në një lidhje direkte nga banesa e tij, ku ndodhet nën masën e sigurisë “arrest ne shtepi” edhe për akuzat ndaj tij të SPAK, që Berisha i cilëson politike.