Tifozët e Chelseat nuk mund ta besonin se sa para fiton Cole Palmer për çdo javë si futbollist i ekipit të tyre të preferuar. Mbi 1 miliardë euro u shpenzuan për prurje të reja, ndërsa lojtarët që erdhën morën paga marramendëse.
Shumë prej transferimeve që ata kanë bërë dështuan të mbushnin pritshmëritë, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Cole Palmer.
22-vjeçari i cili la Manchester Cityn për Chelsean verën e kaluar, ka shijuar një sezon debutues fantastik ne Londër.
Palmer shënoi 22 gola dhe dhuroi 11 asistime në 34 ndeshje në sezonin 2023/2024, duke e përfunduar kampanjën me çmimin “Lojtari i ri më i mirë” në Ligën Premier.
Chelsea pagoi plotë 42 milionë euro për shërbimet e tij dhe u siguruan se ai përshtatet në strukturën e tyre të re të pagave.
Sipas Capology, Palmer fiton 75 mijë euro në javë, shumë kjo tepër e vogël në krahasim me Raheem Sterling (325 mijë), Reece James (250 mijë euro), Ben Chilwell (200 mijë) dhe Wesley Fofana (200 mijë euro).
Duke marrë parasysh kontributin e këtyre lojtarëve në krahasim me atë të Palmer, tifozët e Chelseat nuk mund ta besonin këtë pagë modeste.
“Cole Palmer paguhet 70 mijë euro, wow! James, Chilwell, Fofana së bashku bëjnë 30 milionë dhe rrallë herë luajnë për ne. Kjo është një shaka”, tha një tifoz në platformën X.
“Cole Palmer përshtatet në strukturën tonë të pagave për mrekulli. Ai kishte mungesë përvoje por kishte shumë potencial. Nuk e besoj se dikush e ka pritur që ai është kaq i mirë”, tha një tifoz i dytë.