Të gjitha fluturimet në dy terminalet kryesore të aeroportit të Mançesterit janë anuluar pasi një goditje e energjisë elektrike, shkaktoi një ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.
Pasagjerëve që do të udhëtonin përmes Terminalit 1 dhe 2 u është thënë që të mos afrohen pasi ndërprerja e energjisë elektrike, ka shkaktuar probleme në sistemin e bagazheve dhe të sigurisë.
Drejtori i menaxhimit të aeroportit Chris Ëoodroofe tha se megjithëse energjia ishte rivendosur, por nga këto dy terminale nuk do të ketë asnjë udhëtim.
Më shumë se 100 fluturime që do të niseshin nga aeroporti më i madh i Britanisë së Madhe jashtë Londrës janë anuluar, duke krijuar radhë të mëdha, ndërsa shumë avionë që do të uleshin janë devijuar në aeroportë të tjerë.
Përpjekjet për t’u rikuperuar nga dëmtimi janë duke u zhvilluar, me aeroportin që pritet të “kthehet në funksionimin normal nesër”, tha ai.
“Është një situatë shumë e vështirë, nuk mund të më vjen keq”, tha drejtori.
Mes fluturimeve të devijuara ishte një fluturim që mbërriti nga Houston në Teksas, i cili duhej të shkonte në Londër Heathroë, ndërsa një tjetër, që vinte nga Singapori, u detyrua të ulej në London Gatëick.
Gjeneratorët e aeroportit u ndezën kur sistemi kryesor ra, por situata u ndërlikua nga ndërprerja e energjisë elektrike disa herë.