Mes kritikave për qeverinë e tij, kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e një Bordi Kombëtar, që ka për si qëllim vendosjen në dispozicion të çdo informacioni për qytetarët, përveç atyre që konsiderohen sekret Hetimor.
Shefi i qeverisë tha se shumë institucione, qofshin ato qendrore, apo lokale kanë shumë probleme me qasjen ndaj publikut, duke i mohuar të drejtën e informimit, edhe për informacione bazë. Prandaj, ai tha se ky bord, pjesë e të cilit do të jetë qeveria, pushteti vendor, Komisioneri për të drejtën e Informimit, Avokati i Popullit, Agjencia e Shoqërisë për Informacion, do të bëjë transparencën e munguar, duke zvogëluar hendekun që ka mes tyre dhe qytetarëve. Këtu përfshijnë publikimin e çdo vendimi qeverie apo kontrate në nënshkruar.
“Është koha që ne të krijojmë një bord Kombëtar, apo Komitet, po këtë fjalën e kam pak si problem, por edhe për shkak të faktit se kam parë në eksperiencën time që krijohen për të mos zgjidhur probleme dhe kam pare vetë, do të mos zgjidhësh një problem, krijo një Komitet. Me pjesëmarrjen e qeverisë, pushtetit vendor, ku është shumë problematik, me komisionerin, me avokatin e popullit dhe me të tjera institucione dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, për Dialog dhe Bashkëqeverisje, për të pasur një plan të përbashkët pune, jo për gjë tjetër, për të monitoruar bashkërisht të gjithë këtë proces transparencë e dhe sigurimit të të drejtës së informimit sepse në fund të ditës është e qartë që në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka vullnet për informacion, por se nuk ka një vetëdije për të drejtën e informimit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, hap shtresën e dezinformim, apo keq informimit dhe kjo shkel një të drejtë që është e sanksionuar me ligj e publikut dhe çdo individ dhe që s’ka asnjë arsye në botë për ta shkelur, sepse nuk bëhet fjalë për krijuar një produkt, por për ta ekspozuar produktin që krijohet, çdo vendim qeverie, çdo marrëveshje kontraktuale që nuk është sekret hetimor, duhet të jetë publike dhe ambicia jonë duhet të jetë që në fund të këtij viti të kemi një përmbysje të të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme për të dhënat për aksesin e publikut në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit”, tha Rama.
Shembull se si duhet të funksinojë një institucion, Rama mori Gjykatën Kushtetuese.
“Më duket një shembull për t’u marrë që GJK nuk u lë asnjë ditë kohë spekulimeve, por menjëherë publikon vendimet e veta, dhe kam vënë re që vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bën shpjegime të veta, këta janë shembuj për t’u replikuar kudo”, tha ai.
Ndërsa për institucionet qendrore dhe të pushtetit vendor ishte kritik, madje nuk i kurseu ironitë.
“Shumë të prapambetura në faqe e institucioneve, mbase do gjenin drejtues që nuk janë fare në punë dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve dhe unë dua të ndaj me ju dhe publikun një vështrim kritikë ndaj qeverisë, institucioneve lidhur me të drejtën e informimit dhe njëkohësisht të ndaj bindjen time se kjo pengesë që na vendosë ne në një hendek evident mes ligjit që kjo shumicë qeverisjeje e ka bërë dhe zbatimit të tij të jetë kaq i madh. Duhet të jetë inekzistencë, se është qesharake të mendosh dhe të jetosh me idenë e vjetër që shteti di ca gjëra që të tjerët s’duhet t’i dijnë”, përfundoi kreu i qeverisë.