Përveç tifozëve serbë që lanë skenat më të dhunshme në rrugët e Gjermanisë gjatë këtij Europiani, duket se edhe lojtarët e këtij ekipi nuk mbeten pas në aktet e tyre të rëndë.
Sipas raportimeve më të fundit, Vanja Milinkovic-Savic ishte protagonisti kryesor në një episod vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024. Portieri i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë, është përfshirë në një sherr në një birrari në Mynih ditën para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës.
Megjithëse, dinamika e ngjarjes, nuk është ende e qartë, sipas gazetës serbe Telegraf, vëllai i ish-lojtarit të Lazios, Sergej, kishte debatuar me një tifoz që e kishte kritikuar sepse ai pinte para ndeshjes dhe madje do e ka goditur atë .
Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim. Ndërkohë që nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga Federata Serbe e Futbollit.