Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Ligjit për simbolet kombëtare në Mal të Zi, duke pohuar se në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup, të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.
“Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i Thaçi në Facebook:
Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.
Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi.
Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.
Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar. HTH