Pas 7 orësh diskutimesh, ka përfunduar në Brukel takimi mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic me ndërmjetësues Bashkimin Europian.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha së është diskutuar për një gamë të gjerë çështjes, pa i specifikuar, por theksoi se është rënë dakord për një sërë hapash vijues.
“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me DPM Bislimi Besnik dhe Drejtori Petkovic Petar ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, shkruan Lajçak.
Pas takimit trepalësh Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha se Serbia ishte e interesuar vetëm për një pikë, atë të aprovimimit të draftit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera pasi të ecet përpara me zbatim të Asociacionit. Ndërsa pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotëni. Plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës pasi s’mund të dizajnojmë 10 plane të sekuencimit. Kërkesa e Lajçakut deri më 18 korrik të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje, propozime do të bëhen të njohura edhe për palët dhe kjo do të tregojë se Serbia nuk do ta respektojë marrëveshjen”, ka thënë Bislimi pas takimit.
Më herët, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, deklaroi se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”.