Anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në nënkomisionin e Ligjeve nuk gjetën konsensus as në raundin e dytë për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.
Asnjë prej kandidatëve nuk mori votat e mjaftueshme dhe përzgjedhja u bë më short, duke i besuar fatit të goglave. Pas hedhjes së shortit për KLGJ do të dërgohen për votim në seancë, Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për t’u bërë anëtarë të KLP në garë janë Artan Reçi dhe Bledar Bajri.
Votimi i tyre do të bëhet ditën e enjte dhe nëse nuk marrin shumicë të cilësuar votash, procedura do të rinis sërish nga e para. Edhe sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve në KLGJ dhe KLP nga radhët e shoqërisë civile palët nuk gjetën konsensus.