Aksidenti në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe 8 të lënduar

albnews
By
1 Min Read

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në Rrugën e Kombit, ku një autobus me turistë dhe një makinë u përplasën e për pasojë humbi jetën një person.

Autoritetet njoftojnë se humbi jetën drejtuesi i automjetit, me inicialet L.C. Po ashtu policia njofton se për shkak të impaktit edhe 8 persona që udhëtonin në autobusin me destinacion në Kosovë, kanë mbetur të lënduar.

Informacion paraprak:


Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article