Zgjedhjet në Britani/ Trump uron Nigel Farage: Njeri që e do vërtet vendin e tij…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i SHBA-së, republikani Donald Trump, ka uruar të djathtën ekstreme e Nigel Farage, një nga pionierët e Brexit, për zgjedhjen e tij në Parlamentin Britanik, me tentativën e tetë.

“Urime Nigel Farage për fitoren e tij të madhe”, shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

“Nigel është një njeri që e do vërtet vendin e tij”, shtoi ai.

Farage, 60 vjeç, kreu i partisë kundër imigracionit Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se është krenar që është miku i Trump. Në të kaluarën ai u zgjodh eurodeputet, por nuk arriti shtatë herë të zgjidhet në Dhomën e Komunave, gjë që ia doli në zgjedhjet e djeshme. Ai ka shpallur kandidaturën e tij vetëm në fillim të qershorit, kur askush nuk e priste më.

Farage tani po synon zgjedhjet e vitit 2029 dhe thotë se synon që deri atëherë të vendoset “lëvizja” e tij si opozita kryesore ndaj qeverisë së Keir Starmer.

Share This Article