Një qytetare angleze, është vënë në pranga nga policia pasi kishte me vete drogë.
Arrestimi i 31-vjeçares me inicialet C. P., është bërë në doganën e Kapshtinës, pasi gjatë kontrollit në makinën ku udhëtonte, është gjetur një sasi kanabisi.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.