Spitalet sekrete u ofrojnë kriminelëve “fytyra të reja”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa spitale ilegale në Filipine po ofrojnë shërbime të kirurgjisë plastike për të arratisurit dhe kriminelët, si formë për t’i ndihmuar ata t’i shmangen arrestimit.

Dy spitale të tilla të paligjshme mund të mbyllen, javët e ardhshme, pasi policia bastisi të parin në periferitë jugore në Filipine. Mjetet e transplantit të flokëve, implantet dentare dhe aparatura për zbardhjen e lëkurës u sekuestruan nga spitali. “Ata mund të krijonin një person krejtësisht të ri”, tha Winston John Casio, një zëdhënës i Komisionit Presidencial kundër Krimit të Organizuar.

Tre mjekë, dy nga Vietnami dhe një nga Kina, si dhe një farmacist kinez e një infermiere vietnameze u arrestuan dhe u vërtetua se asnjëri prej tyre nuk ishte i licencuar për të punuar në Filipine. Në dhjetor të vitit 2022, zyrtarët e emigracionit arrestuan një anëtar të mafias kineze, i cili dyshohet se iu nënshtrua një operacioni plastik.

Share This Article