ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 6 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 6 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 6 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 7 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gazeta “Koha Jonë” shpall Albin Kurtin “Njeriu i Vitit 2019”

albnews by albnews
30 December, 2019
in Albania, Kosova
0
Gazeta “Koha Jonë” shpall Albin Kurtin “Njeriu i Vitit 2019”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Njeri i Vitit” është një nga rubrikat tradicionale të gazetës “Koha Jonë”, ku në fund të çdo muaji dhjetor lexuesit japin vlerësimin për personalitetet që kanë lënë më shumë gjurmë në jetën publike. 2019-ta ishte një nga vitet më të ngjeshura me ngjarje, ku emra të veçantë të jetës publike kanë spikatur.

Lista e personaliteteve është e gjatë, por në fund, lexuesit e “Koha Jonë” kanë vendosur që çmimin për katër kategori të veçanta ta fitojnë: Albin Kurti, si POLITIKANI I VITIT, Avni Ponari, si BIZNESMENI I VITIT, Eni Vasili si MODERATORE E VITIT, Klodiana Lala GAZETARE E VITIT.

Votimi për personazhet është realizuar në mënyrën më transparente në faqen e www.kohajone.com përgjatë dy muajve. Rreth 97 mijë votues kanë shprehur me votë pëlqimin e tyre për personazhet në 4 kategoritë. Sistemi i votimit lejonte që një lexues votonte vetëm 1 herë me anë të IP-së, duke shmangur çdo përsëritje apo votim fiktiv disa herë nga e njëjta pajisje. Votimi pasqyron pëlqimin e lexuesve të “Koha Jonë” për secilin personazh dhe pas daljes së rezultatit vlen të theksojmë se emrat e zgjedhur, në fushat përkatëse kanë shkëlqyer gjatë vitit që po lëmë pas.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Politikani i Vitit, Albin Kurti

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë një fenomen politik që prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e Kosovës. Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e muajit tetor, pas një opozite të gjatë, ishte lajmi më i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në Tiranë. Politikani që theu skemat e partive tradicionale dhe arriti të dominojë përballë partive historike si LDK dhe PDK u pa si një model shprese edhe në Shqipëri. Jo thjesht fushata elektorale dhe premtimet, por mbi gjitha statura e një lideri ndryshe, ishte mesazhi se dhe në hapësirën shqiptare mund të prodhohen revolucione demokratike. Në listën e gjatë të politikanëve shqiptarë, në 2019-ën e mbushur me ngjarje, Albin Kurti bëri diferencën duke treguar se fitorja është e mundur dhe atëherë kur duket se të gjitha i ke kundër.

Albin Kurti, një politikan krejt ndryshe nga politika kosovare e këtyre viteve, një njeri që i rezistoi çdo presioni e dhunimi me burg, apo edhe dhunë shtetërore.Një politikan edhe i mbushur me shumë enigma. Prapë se prapë, edhe këto ditë të fundvitit, po suprizon duke mos i shkuar Presidentit Thaçi për marrjen e dekretit, në ditën që kreu i shtetit e priti për t’i dorëzuar mandatin kryeministror. Mundet që edhe kjo sjellje ia ka shtuar votat online, pasi ai ishte ngjitur me pikë me Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë dhe me Ditmir Bushatin, një politikan ndryshe nga Rilindja ose më saktë një socialist 24-karatësh. Por me pak vota Albin Kurti doli në krye, në fund të votimit dymujor.

Këto zhvillime politike dhe profili i tij prej një revolucionari modern kanë bërë që Albin Kurti të jetë politikani i vitit në Prishtinë dhe në Tiranë.

Moderatorja e Vitit, Eni Vasili

Gara për çmimin e moderatorëve televizivë në sondazhin e “Koha Jonë” ishte vërtetë e fortë, ashtu siç është e fortë dhe gara për audiencën mes gjithë emisioneve kryesore të mediave, por në fund vendosin lexuesit dhe shikuesit. Autorja dhe producentja ekzekutive e programit “Open” në Top Channel, EniVasili është përzgjedhur nga lexuesit si Moderatorja e vitit 2019. Në mozaikun e ngjeshur të emisioneve të mbrëmjes, moderatorjaEniVasili ka arritur të sjellë një format ndryshe, krejt origjinal. Në këtë vit të mbrapshtë të politikës, ku tensionet, krizat kanë dominuar gjithë kohën, Eni Vasili ka ditur të përzgjedhë dhe të moderojë sherret e politikës që nga sheshet, shpeshherë përplasen në studiot televizive dhe duke u vënë shpesh në krye.

Përvoja më shumë se 20-vjeçare në televizion dhe paanshmëria në trajtimin e çështjeve dhe tëtë ftuarve janë vetëm disa prej cilësive të shumta që kanë ndikuar te vlerësimi i lexuesve për gazetaren e njohur. Përplasja në botën televizive, siç thamë, ishte mjaft e fortë, pasi votimi ishte mes kolosëve të emisioneve shqiptare si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Sokol Balla, Artur Zheji e ndonjë tjetër.

Por në fund votuesit vendosën për Eni Vasilin.

Biznesmeni i Vitit, Avni Ponari

“SIGAL” është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve me degë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Është nga të paktat kompani vendase që nisi kur ende tregu i sigurimeve nuk njihej në Shqipëri dhe sot vlerësohet si një nga bizneset lider të rajonit në këtë fushë. Pas kësaj marke të rëndësishme “Madein Albania” qëndron biznesmeni Avni Ponari, një njeri aktiv dhe me shumë kulturë, jo vetëm në botën e biznesit. Përveç drejtues dhe aksioner i tetë kompanive të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit, Avni Ponari është një biznesmen po kaq i suksesshëm në fushën e financave, turizmit dhe shërbimeve. Në Shqipëri ka shumë biznesmenë, por të paktë janë ata si Avni Ponari, që suksesin e tyre financiar e përdorin dhe për të investuar në edukimin e të rinjve, financimin e artit, mbështetjen e sportit dhe aktiviteteve kulturore. Pa shumë bujë mediatike dhe me modesti të tepruar për kontributin e tij, AvniPonarika rikthyer vëmendjen drejt sportit të basketbollit, volejbollit, aeronautikës, tenisit si dhe duke financuar ekipe fituese në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe deri krijimin e një Ligës Ballkanike të basketbollit. Në fushën e kulturës, artit dhe promovimin e pasurive kombëtare, kontributet e tij janë të shumta. Mjafton të përmendim vetëm faktin se ishte biznesmeni që mundësoi sjelljen e armëve të Skënderbeut nga Vjena në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Lista e kontributeve të tij në jetën sociale të vendit dhe në jetën e mijëra shqiptarëve është e pafund. Në Shqipërinë kaotike ku sukseset ekonomike shpeshherë ngrihen duke shkelur rregullat e lojës, Avni Ponari është modeli i kundërt, ku suksesi ka ardhur si pasojë e aftësive si biznesmen dhe korrektësisë.

Gazetarja e Vitit, Klodiana Lala

Pas çdo ngjarjeje të kronikës së zezë, krimit, korrupsionit dhe drejtësisë është një emër gazetareje që i referohet shumica e portaleve dhe gjithë emisionet televizive duan ta kenë të ftuar. Në listën e gjatë të gazetarëve profesionistë të terrenit, Klodiana Lala është një emër që ka bërë diferencën. E pranishme në terren në çdo ngjarje kryesore, që nga protestat e dhunshme dhe deri te skenat e vrasjes, Klodiana Lala ka ditur të transmetojë gjithmonë profesionalizëm dhe paanshmëri në raportimin e fakteve. E njëjta cilësi e saj vihet re dhe të përballjet televizive, ku ndonjëherë propaganda dominon mbi argumentet dhe faktet, por Klodiana njeh dhe analizon vetëm faktet.

Klodiana është gazetarja që është sulmuar, edhe me armë në shtëpinë e saj, nga krimi. Mundet dhe nga politika e lidhur me krimin. Por gazetarja mbetet ikona e vitit që po ikën, duke shpresuar se kështu do të jetë edhe në vitin 2020.

Me raportimet me informacion të saktë dhe investigimet profesionale, Klodiana Lala nuk është thjeshtë “Gazetarja e Vitit”, por modeli i gazetares që i duhet medias.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result