Mesfushori anglez Jude Bellingham, ka shpjeguar pse ai do të jetë edhe më i vendosur që të fitojë një turne të madh nëse Gareth Southgate mbetet në krye të ‘Tre Luanëve’.
Anglia pësoi humbje mbrëmë (e diel) në finale të Kampionatit Evropian 2024, duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Spanja.
Pasi ishte shumë afër fitimit të trofeut të parë që nga viti 1966, një Southgate emocional u pyet për të ardhmen e tij.
“Tani nuk është koha për mua që të flasë për këtë. Më duhet të flas me njerëzit e duhur dhe t’i jap vetes sime pak kohë”, kishte thënë Southgate.
Jo shumë gjatë pas kësaj deklarate, një Bellingham i zhgënjyer u pyet për mendimin e tij sa i përket të ardhmes së Gareth Southgate në krye të Anglisë.
“Për mua, ai është trajneri dhe Federata duhet të vendosë. Unë nuk kam asgjë, por vetëm respekt për Gareth që më dha debutimin me skuadrën, më bëri të ndihem si në shtëpi”.
“Ai është dikush i cili mendoj që në vitin e fundit ose dy, marrëdhënia jonë ka kaluar futbollin, deri në atë pikë që ndihem se mund të hapem shumë ndaj tij dhe mendoj se kjo tregon çfarë njeriu është”, ka thënë fillimisht Bellingham.
“Çfarë do që të ndodhë me Gareth, unë gjithmonë do ta respektojë atë. Nëse qëndron, unë do të jem edhe më i vendosur të fitoj diçka për të sepse ai e meriton”.
“Ndonjëherë numrat dhe statistikat nuk gënjejnë, ai ka qenë trajneri jonë më i suksesshëm që nga viti 1966”.
“Kështu që, cili do që të jetë vendimi i tij, ai do të ketë gjithmonë respektin dhe dashurinë time”, përfundoi ylli i Real Madridit.