Detaje të reja janë publikuar nga CNN në lidhje me autorin e sulmit me armë zjarri ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump ditën e shtunë.
Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit ka thënë për CNN, se një ditë para se Thomas Matthew Crooks të qëllonte drejt ish-presidentit, Donald Trump, ka qenë në poligon qitjeje. Më pas të nesërmen, ka shkuar në dyqanin e armëve dhe ka blerë 50 fishekë.
Më vonë atë pasdite, Crooks udhëtoi me makinë drejt vendit të mitingut në Butler, ku ishte pikasur nga forcat speciale të Trump për lëvizje të dyshimta, megjithatë e ndaluan.
Autoritetet po punojnë ende për të rigjurmuar të gjitha aktivitetet e 20-vjeçari para ngjarjes së rëndë dhe i kanë kërkuar publikut ndihmë për të krijuar tablonë e plotë të lëvizjeve të tij.