Deputeti socialist, Damian Gjiknuri i zgjedhuri i PS për bashkëdrejtimin e komisionit për Reformën Zgjedhore foli në Euroneës Albania lidhur me votimin e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Ai sqaroi se mund të votonin të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë një adresë të provueshme dhe jo ata të cilët zgjedhin të votojnë nga dëshirojnë, duke marrë si shembull edhe ata shqiptarë të cilët merren me veprimtari të jashtëligjshme në Britaninë e Madhe ose siç njihen ndryshe “shtëpi bari”.
“Do të votohet vetëm me adresë, nga shtëpia. Çdo qytetar që ka një strehë është rezident jashtë dhe deklaron një adresë, mund të votojë. Por do ta deklarojë ai, pse si u bënka procesi zgjedhor, u mbledhkan të gjithë aty diku….
Unë do merrem me ato qytetarë, legalë apo ilegalë, kush voton jashtë shtetit që ka një adresë dhe një document që e provon atë adresë, do të mund të votojë, se e legjitimon ligji po nëse je nomad ti je në lëvizje, ke shkuar të mbjellësh një fermë bari aty, jo mor zotëri nuk ta pranoj dot”- u shpreh Gjiknuri.
Nga ana tjetër, PD ka propozuar një tjetër draft për votën e diasporës duke kërkuar që procesi i transportimit me postë t’i besohet një kompanie ndërkombëtare që do të zgjidhet nga një tender i organizuar nga KQZ.