Teksa fjalën në seancën e sotme parlamentare e kishte marrë Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko, kreu i grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.
Ndërsa Gazment Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Pas kësaj ka nisur dhe debati mes Bardhit dhe Felajt:
Pjesë nga debati:
Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë.
Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq.
Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat.
Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?
Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime.
Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.
Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd..
Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë.
Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin.
Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike.